top bg
menu bg Home separator overview separator Expertise separator members separator projects
under menu
Logo right logo
under logo
 


Adresa:

Rruga Bogdani
Pallati Bogdaneve
Tirane, Albania


Telefon:
+355 (0)4 234411

Faks:
+355 (0)4 234411

E-mail:
contact@lamajlaw.com

Web:
www.lamajlaw.com



english version


Studio Ligjore LAMAJ zë një vend të vecantë në tregun e shërbimeve ligjore. Cilësia, profesionalizmi dhe etika janë baza e suksesit dhe e prezantimit ndryshe në këtë treg. Gjithashtu, njohja e gjuhës dhe e kulturës së mjaft vendeve Evropiane, i japin kësaj studiojeje një profil bashkëkohor dhe krahasues.

Studio ligjore LAMAJ ka si objekt të veprimtarisë së saj dhënien e ndihmës juridike, përfaqësimin e klientëve përpara gjykatave të të gjitha niveleve dhe organeve të administratës publike, dhënien e ekspertizës në fushën e së drejtës tregtare, kontraktore, ndërkombëtare publike e private, prokurimeve, lejeve dhe licencave, në atë të konkurrencës, në sistemin e taksave, të regjistrimit të pronave të paluajtshme, të arbitrazhit si dhe në auditimin e kompanive. Me qëllim që shërbimi ndaj klientit të jetë sa më i plotë dhe i shumëanshëm,  ajo mbështetet në aktivitetin e saj edhe nga noterë, përkthyes të kualifikuar, ekspertë e ekonomistë financiarë të licensuar.

Studio ligjore LAMAJ mbështetet në një eksperience të pasur në fushën e konsulencës e të përfaqësimit për institucione publike, kompani private e individë, vendas dhe të huaj, në fushën e mbrotjes së të drejtave të njeriut, të së drejtës ndërkombëtare, publike e private, të hartimit të legjislacionit në shumë fusha si në sistemin bankar në nivel qëndror dhe tregtar, të etikës dhe të konfliktit të interesit, të luftës kundër korrupsionit, të reformës në administratën publike, të sistemit fiskal, të procedurave të privatizimit, në fushën e prokurimeve publike, të bashkëpunimit edhe me institucione ndërkombëtare si USAID, BB, OSCE, KE etj.

bottom